Home KRYESORE Kryeministri, opozita, diplomatët e huaj dhe … Vettingu

Kryeministri, opozita, diplomatët e huaj dhe … Vettingu

Nga Kasem Seferi

Ky shkrim e ka mxitjen dhe frymëzimin nga një thënie e Ambasadorit Donald Lu, në përgjigje të pyetjes së gazetarit Sokol Balla se çfarë “presioni“ bëri ,bi përfaqësuesit e politikës shqiptare për të votuar 100 për qind ligjin për Vettingun.

Përgjigja ishte sa ironike aq edhe e gjetur (modifikuar) nga romani i Mario Puzzos (jo Kumbari, por Babamadhi – Godfather): “një propozim që nuk do ta refuzonin“.

Por Vettingu, më së pari dhe më së shumti në Republikën e Shqipërisë duhet të merret, direkt ose indirekt me problemet e Kodit Civil: pronën, përfshirë pronën intelektuale; siguracionet; dhe kontratat.

Që kërkojnë rregullimin e tregut: më saktë zbatimin e ligjit antimonopol; ligjit për punën; si dhe ligjit për tregtarin dhe shoqëritë tregtare.

Kërkojnë gjithashtu legjislacionin për tatimet dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetsore: përfshirë kutu tatimet dhe taksat qendore, si dhe ato vendore; pa harruar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore;

Pra proçesi ligjor nuk do të ishte gjë tjetër vetëm se proçedura që përfshin Kodin Civil dhe atë Penal, Kodin administraiv, si dhe falimentimin, bazuar te Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtat civile, që menaxhohen nga Sistemi Gjyqësor.

Me pak fjalë, për çdo qytetar, kjo do të thotë se, roli i legjislaturës (Kuvendit të Shqipërisë) dhe i gjykatave është dhe mbetet vetë një: të mbështesin tregun e lirë, duke i lënë qeverisë të luajë një rol të kufizuar, por të rëndësishëm për të çuar përpara barazinë, rishpërndarjen e pasurisë, pushtetin dhe mbrojtjen e grupeve të veçantë nga shfrytëzimi.

Ku jemi sot në këtë rradhitje të një këndvështrimi afërpamës dhe … largpamës?!

Gjendja ekonomike e ekonomisë dhe qytetarit shqiptar tregon ashpër se ligji ekonomik është adaptuar varfërisht, konflikti i pritshmërive që duhet të bashkëpunonin për të mirën e ekonomisë së vendit dhe qytetarit ka qenë tejet i vështirë dhe, si rezultat, mosmarrëveshjet i kanë konsumuar si mos më keq burimet.

Në të kundërtën, në qoftë se ligji ekonomik, nga e qeverive do të adaptohej mirë në ekonominë e vendit, njerëzit do të bashkëpunonin me njëri – tjetrin, do të harmonizonin pritshmëritë e tyre dhe do t‘i përdornin burimet në mënyrën më të mirë dhe më krijuese.

Pra, kjo vërteton se kur institucionet publike janë difektoze, si dhe konditat politike janë të paqëndrueshme (në mënyrë zinxhir në Republikën e Shqipërisë), organizimet/përgatitjet kontraktore private u bënë me më shumë risk dhe ndikuan negativisht investimin privat

Për shembull, mjafton vetëm një fakt: gjendja aktuale e kreditimit të ekonomisë.

Përfundimisht duke mos u dhënë qytetarëve siguri dhe përfshirje më të mëdha në të ardhmen e vendit të tyre, nuk është zvogëluar rreziku afatgjatë i lëvizjeve shoqërore që kundërshtojnë legjitimitetin dhe bëjnë të mundur rrëzimin e qeverisë.

Si përgjigje, kundrejt këtij moszvogëlimit, nuk po nxiten horizonte me kohë më të gjatë për llogaritjet e investimeve në sektorin privat, përcaktues këta të rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

Shpesh, në këto dy dekada e ca, dukshëm, janë vënë re marrëdhënie kontraktore të ndërlikuara ndërmjet kursimtarëve, prodhuesve, investitorëve dhe konsumatorëve (gjendja aktuale e ekonomisë), marrëdhënie këto që kanë nevojë për një sistem praktikash që rrisin menaxhimin e riskut.

Një dukuri e tillë ka shtruar pyetjen: Ku është shteti me të drejtat e pronës private dhe ekonomisë sëe tregut?!

Për arsye se kur ekziston një fuqi e fortë detyruese, suksesi ekonomik kërkon që të njihen dhe të mbështeten të drejtat e pronës, pasi njohja nga shteti e të drejtave të pronës kërkohet për të arritur përdorimin më efiçent të burimeve.

Kur shteti nuk ekziston, edhe pse do të ekzistonin të drejtat e pronës, shteti duhet parë dhe duhet konsideruar si si një mjet për të nxitur efiçencën ekonomike.

Por a ka ndodhur kjo vitet e fundit?!

Pyetja e mësipërme nxit pyetjen: “Si e inkurajon ligji efiçencën ekonomike?“.

Shmangia e situatave që të çojnë në dështimin e tregut tregon se një nga shembujt e dështimit të tregut është ekzistenca e monopoleve: një situatë ku një palë është në gjendje të nxjerrë më shumë fitim nga një mall se sa mund të lejojë një treg i shëndetshëm; një mënyrë tjetër që mund të përdoret sistemi ligjor për të siguruar ekonomikisht transaksione efiçente është përmes masave shtrënguese të kontratave të vlefshme.

Me sigurimin e zbatimit të kushteve të kontratës gjykatat mund t’i japin palëve për një kontratë besimin se pala tjetër do t’i përmbushë detyrimet për të cilat ka rënë në ujdi, gjë që është, veçanërisht, e rëndësishme në situatat ku palët duhet të plotësojnë detyrimet e tyre në kohë të ndryshme.

O, ish anëtarë të AGPV – ve (anëtarë të grupeve të policisë vullnetarë, pionerë të “…“, studentë të dërguar jashtë shtetit), jo vetëm “ rrëzat e e Urës së Madhe të Lanës, Te Ministritë, etj, ju kanë dhënë vetëm një detyrë.

TA BËNI VETTINGUN ME “TRIÇIKËL“!

“Dy rrota anash një në mes”!

Kasem Seferi

Share: