Home KRYESORE KUR DUAN TE TE MARTOJNË ME ZOR! Nga Sonila Qesaraku

KUR DUAN TE TE MARTOJNË ME ZOR! Nga Sonila Qesaraku

Keto dite nje Wedding planner pa ditur gje per mua me kontakton dhe ofrohet te me organizoje martesen. Nje super feste martese luksoze.

I pergjigjem:

– Ne radhe te pare une kam hequr dore nga martesa dhe me ato leke kam udhetuar 16 muaj ne Azi, kjo ka qene martesa ime, nuk mund te kisha deshiruar martese me te mire.
– Ne radhe te dyte mua nuk me pelqen luksi, me pelqejne gjerat e thjeshta por me permbajtje, po te kishe verejtur profilin tim do ta kishe kuptuar, ska asgje luksoze ne te, duke filluar nga veshja.

Me thote: Ndoshta jo tani, por mund ta organizojme ne te ardhmen.

I them: Ne te ardhmen kur te kem leket, kurioziteti per te njohur boten dhe per te takuar te tjeret do jete aq i forte sa nuk mund te kete martese tjeter per mua pervec nje udhetimi te gjate e te ngadalte ne nje kontinent tjeter.

Vazhdon ajo: Po si do rrish ti pa martuar?

Vazhdoj une: Po une e martuar jam e dashur, ne rradhe te pare jam e martuar ne zemer, skam patur nevojen te bej nje feste e tia deklaroj gjithe botes. Kaq i cuditshem dhe i papranueshem per shoqerine tone eshte ky fakt?

Pastaj nuk me pelqen te harxhoj shume leke per nje dite te vetme feste, qe mund te me stresoje, e qe mund te kenaqi me shume te tjeret se veten time.

Shume martesa me duken konsumiste dhe siperfaqesore, per tu treguar te tjereve, njerzit futen edhe ne borxhe per te festuar nje dite edhe pse nuk i kane leket, sepse krahasohen dhe i vret ndergjegja nese dalin jashte disa modeleve e skemave.

Por une nuk rroj per te tjeret e me vjen keq kur degjoj raste te tilla.

Dhe me ben pershtypje kur shikoj ne televizor programe me martesa me 25 000 euro dhe nje super luks siperfaqesor te ambienteve dhe veshjeve, qe me duken komplet jashte realitetit shqiptar.

Ajo: Ah e kuptova, ti je kunder martesave, po te ishin te gjithe keshtu si ty une do rrija pa pune.

Une: E dashur pa pune nuk do rrish se do kete gjithnje persona qe do te martohen e do te bejne festa te medha. Une nuk jam kunder martesave, madje marr pjese me kenaqesi ne martesa tradicionale te vendeve te ndryshme te botes.

Nuk jam me disa modele martesash dhe nuk mendoj qe te gjithe duhet te martohen patjeter se keshtu thote shoqeria.

Jemi te gjithe te ndryshem dhe nuk mund te ndjekim te njejtat modele.

Insiston: Vertet e ke qe nuk do te martohesh? ( me nje ton si per te thene qe nuk me dukesh normale)

Po sigurisht, ka persona (normal) qe nuk duan te martohen.
Pse e ke kaq te veshtire per ta kuptuar?

Share: