“Letër burrave”, si volum i dytë i përsiatjeve mbi gjendjen në familjen shqiptare, u kushtohet atyre grave të pafatë, të cilat nuk patën burra, por pronarë të trupit dhe jetës. Ata i vranë ato nëna me thikë, me revole, me çekiç, me kazmë, apo me gjësende tjera të forta, ose i ngulfatën.
Të rrënuar shpirtërisht, ngelën fëmijët e traumatizuar, edhe atë, nga burri i nënës. Fatkeqësisht, baba nuk kishin ata vogëlushë! Babi nuk vret nënën e fëmijëve të vet! Ata kriminelë përfunduan në burg, kurse gratë e tyre, janë varrosur tashmë!
Në fillim gjendet edhe një sprovë nga perceptimi personal, si fëmijë, i tri autoriteteve kryesore në jetë, (zotit, shtetit dhe babait) të cilët me kërcënime, ose dhunë, merren me zhbërjen e individualitetit dhe modelimin e njeriut sipas përfitimeve: I pari synon rikrijimin e njeriut sipas parimeve morale të shekujve, kur dija dhe njohuritë, ishin më të pakta, se sot të një fëmije trevjeçar.
Religjioni i dëshiron të padijshëm, të nënshtrueshëm dhe vetëm të nënshtruar. I dyti, shteti i padrejtë, jugosllav dhe më vonë serb, dëshironte njerëz të nënshtruar dhe të nënshtrueshëm për ruajtjen e kolonisë. Kishte frikë nga liria, siç ka dhe kleri. I treti (pa lexuar kurrë një libër, ose një artikull mbi edukatën) nuk njihte dashurinë, e refuzonte atë dhe distancën emocionale, që krijonte ndaj fëmijëve, e shfrytëzonte për të krijuar njerëz vetëm sipas dobisë së vet, ose sipas pohimit e miratimit social. I pari, zoti, ekziston vetëm si alibi, e një shtrese tjetër, që jeton nga suksesi i manipulimit dhe rritjes së injorancës.
I dyti, vetëm duke shtypur dhe kërcënuar. I treti vetëm duke qortuar dhe kërcënuar, ose duke përbuzur gruan e vet! Sidoqoftë, ato tri autoritete dëmtojnë aq shumë dhe pos dominimit dhe shtypjes, nuk njohin gjë tjetër!
Domethënë, shteti i padrejtë dhe religjioni, dëmtojnë vetëdijen dhe shtrembërojnë realitetin në emër të një morali të rrejshëm, kurse babai despot, është ekzekutues, i cili zhbën dinjitetin gruas në shtëpi, tok me të, edhe të fëmijëve! Ky libër, si edhe i pari, është pasqyrë dhe pasojë e barbarisë mashkullore. Me këtë përmbyllet tërësia e këtyre temave sociale, që po shpërbëjnë kombin dhe u dedikohet nënave, që u varrosën pa rritur fëmijët e vet:
Zejnepes, Dianës, Donjetës, Antigonës, Fildezes, Natashas, Manjolës, Afizes, Eltelvës, Zhazivares, Liljanës, Lules,Shpresës, Dijes, Alketës, Lumturisë, Ildës, Arielës, Adrianës, Vergjinushës, Elenës, Megit, Naimes, Arzes, Leonorës, Irenës, Lahes, Shqiponjës, Rajmondës, Thëllënzës, Maries, Danes, Pranverës, Marjanës, Fatbardhës, Fatjonës, Mirandës, Elivertës, Rolandës, Ajshes, Limes, Azbies, Manushaqes, Ahsinjës, Nertilës, Vasililës, Valentinës, Sonilës, Meremes,Gjystes, Mimozës, Anxhelës,Ferides, Soses, Miradies, Xhulietës, Suelës, Elsinës, Migenës, Arianitës, Shkurtes, Almës, Fjoralbës, Fatimes, Seneadës, Erjetës, Irenës, Fatmirës, Resmijes, Martës, Dallëndryshes, Nurijes, Aldës, Mbarimes, Denisës, Gretës, Jonidës, Yllkës, Zyrasë, Elidës, Brunildës, Lidisë, Ermirës, Sevdijes, Valbonës, Elidonës, Marianës, Mariolës…
Ato nëna janë vrarë nga burra me komplekse të tmerrshme, që refuzojnë epokën dhe të arriturat e qytetërimit dhe pikërisht për këta parakë, është fjala edhe në këtë libër.
Disa tituj të gazetave:
Vrau bashkëshorten në sy të tre fëmijëve të mitur…
Dramë familjare në Marburg, vrau gruan, vajzën…
Vrau gruan me 39 goditje me sëpatë, dërgohet në psikiatri…
Kosovari vrau gruan Almën, edhe motrën e saj…
Vrau me sqepar bashkëshorten e tij…
Vrau gruan e plagosi kunatën…
Vrau bashkëshorten e tij, Suela…
Ekzekutoi ish- bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez…
Në Udine, Itali. Një shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten…
Shtetasi nga Maqedonia e vrau gruan në Zvicër…
Vrau gruan dhe të dashurin e vajzës…
Deklaroi në polici se e kishte vrarë nga xhelozia…
Ka vrarë Elidonën, dyshonte në virgjërinë e saj …
Shqiptari vrau ish-bashkëshorten në Gjermani…
E vrau gruan në Radishevë, Skenderajt…
Vrau gruan pasi i kërkoi divorcin…
Vrau bashkëshorten e tij me çekiç në kokë…
Vrau gruan dhe e fshehu krimin…
Vrau bashkëshorten me automatik…
Vrau gruan me mjete të forta…
Durrës, vrau gruan pas sherrit…
Vrau gruan dhe katër persona tjerë…
Vrau gruan në tualetin e mobilierisë…
Vrau gruan e pestë, 74-vjeçari me 8 fëmijë…
Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur…
Vrau gruan dhe vjehrrin, vetëvritet…
Vrau bashkëshorten i moshuari nga Kukësi….
Vrau gruan se s’gjeti gati bukën…
Flet 42-vjeçari që vrau gruan: Kush do mi ushqejë 6 fëmijët, nuk doja …
Vrau gruan se nuk i kishte përgatitur mëngjesin…
Vrau gruan me thikë e më pas rastin e lajmëroi…
Nga bota
Albanese ha ucciso a coltellate la moglie, dalla quale era divorziato, Shpresa Luku…
Uccide la moglie tagliandole la gola…
Seregno, uccide la moglie davanti al figlio di 5 anni…
Albanese uccide la moglie con 15 coltellate…
Ehrenmord, Albaner tötet seine Frau…
Kosovare tötet seine Frau und verletzt Tochter…
Albaner (52) tötet seine Tochter (27)…
Bonn: Kosovare schlachtet Ehefrau mit Beil…
Meurtre entre Albanais… une mère de 43 ans tuée…
L’homme âgé de 32 ans a tué sa feme…
Le tueur, un chômeur albanais qui roulait en Porsche…
An Albanian has been jailed for the… Gruesome killing of his wife…
Albanian women kill to avoid divorce…
Tituj më lartë, janë shfaqje normale në jetën fisnore dhe patriarkale, ku burri ka frikë nga barazia e gruas dhe vëllai, nga e motrës: Luftë qytetare brenda familjes! Turp dhe trishtim!
Libri është publikuar te amazon dhe aty mund të porositet.