Home KRYESORE Mesazhi i djalit të Adem Jasharit nga protesta kundër Vuçiç në Drenicë:

Mesazhi i djalit të Adem Jasharit nga protesta kundër Vuçiç në Drenicë:

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka folur para gazetarëve për protestën që po vazhdon duke kundërshtuar vizitën e presidentit serb, Vuçiq në Drenicë.

Bekim Jashari ka përmendur 15 mijë viktimat e luftës, dhe 1 mijë e 600 të zhdukurit si arsye që presidenti serb të mos e vizitojë Drenicën, pa kërkuar falje.

“ Kjo është protestë e qetë e qytetarëve, tani sa dola për të parë nga afër situatën. Protesta është organizuar nga qytetarët dhe shoqatat e dala nga lufta. Kemi 15 mijë të vrarë, 1600 të zhdukur. Unë solidarizohem me qytetarët e komunës sime që nuk mund të kalojë presidenti serb pa kërkuar falje, për viktima dhe masakrat që kanë ndodhur gjatë viteve 98-99. Kë kalojë në Drenicë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kjo s’ka kuptim”, ka thënë Jashari.

Ai ka theksuar se presidenti serb do ta ketë të pamundur vizitën në Banjë, pasi të gjitha rrugët janë bllokuar.

“Qytetarët janë moblizuar gjithandej në mënyrë paqësore me tregu edhe organeve tona edhe ndërkombëtarëve sepse në këtë vend ka pasur gjenocid dhe nuk mund të harrohen”, deklaroi Bekim Jashari. /Insajderi.com

Share: