Shpetohen pas mesnate dy shtetas në kufirin greko-shqiptar. Ata kishin humbur rrugën dhe kishin ngecur në një zonë pyjore në Agia Marina, Pogon në kufi.
Policia greke nuk jep detaje se kush ishin këta shtetas dhe pse ndodheshin afër kufirit.
Mesohet se kanë kërkuar ndihmë përmes një celulari dhe në drejtim të tyre kanë shkuar 7 zjarrfikës me dy mjete duke i gjetur e shpëtuar.