Home KRYESORE Ngjarje shokuese në familjen shqiptare në Athinë

Ngjarje shokuese në familjen shqiptare në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Athinë, ku është abuzuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare me aftësi të kufizuara.

Vajza është përdhunuar nga babai i saj, me origjinë shqiptare.

Ngjarja u zbulua ditën e djeshme, kur 16-vjeçarja u dërgua në spital me dhimbje të forta. Aty mjekët mësuan se ajo kishte mbetur shtatzënë. Gjatë gjithë kësaj kohe, vajza me aftësi të kufizuara e kishte mbajtur të fshehtë tmerrin që kishte përjetuar.

Përdhunimi nga i ati u konfirmua edhe nga mjekët përmes analizave të ADN-së. Pas konfirmimit, burri shqiptar u arrestua nga policia e Athinës. /tvklan.al

Share: