Home KRYESORE Pampuri akuzon Ervin Bushatin : Shërbëtor i oborrit të familjes Rama

Pampuri akuzon Ervin Bushatin : Shërbëtor i oborrit të familjes Rama

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pamuri, ka akuzuar sot deputetin e PS Ervin Bushatin, si një shërbëtor i familjes Rama. Sipas saj familja e Bushatit i ka shitur për një çmim qesharak Ramës, tokën mbi të cilën ka ndërtuar shtëpinë në Surrel.

Deklarata

Ervin Bushati, një shërbëtor tjetër i oborrit të familjes së Edi Ramës, ka një perandori për të mbrojtur me sulmet e pavërteta kundër opozitës.

Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel

Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit I ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak.

Ervin Bushati sillet si mercenar I Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që I buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins.

Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij milionerë, si Elisa Spiropali, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka kundërshtojë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.

Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi.

Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro.

Share: