Home KRYESORE Raporti/ 70% e fëmijëve në Shqipëri janë dhunuar

Raporti/ 70% e fëmijëve në Shqipëri janë dhunuar

Raporti mbi situatën e Mirëqenies së Fëmijëve në Shqipëri nga World Vision për vitin 2017 tregoi se, gjatë vitit të fundit 70% e fëmijëve të moshës 8 deri në 18 vjeç kanë përjetuar një formë dhune dhe 80% e prindërve kanë pohuar se e kanë përdorur dhunën si mjet disiplinimi.

Sipas raportit, dhuna fizike dhe psikologjike, është shtrirë jo vetëm në familje, por edhe në shkollë dhe komunitete. Fëmijët pohojnë se shpesh ata kanë qenë objekt talljeje nga bashkëmoshatarët e tyre, në shkollë apo edhe në lagje.

56% e fëmijëve të pyetur kanë raportuar se nuk ndihen gjithnjë të sigurt brenda ambienteve të shkollës dhe 67% e tyre pohojnë se nuk e konsiderojnë lagjen si një vend gjithnjë të sigurt.

Ky raport u prezantua në një takim ku të pranishëm ishin; zv.kryeministrja Senida Mesi, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Vasilika Hysi, zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale znj. Ardiana Jaku, Avokati i Populli znj. Erinda Ballanca, përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri Roberto De Bernardi dhe përfaqësuesi i EU Erol Agdag.

Share: