Home KRYESORE Rusia dhe Kina janë gati për luftë, i tregojnë “muskujt” botës. Reagon...

Rusia dhe Kina janë gati për luftë, i tregojnë “muskujt” botës. Reagon NATO

Rusia së bashku me Kinën po përgatiten të zhvillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake në gati 40 vjet, të cilën do ta fillojnë sot në Siberinë lindore.  Ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu tha se pesë ditët e manovrave ushtarake do të përfshijnë 300,000 ushtarë, 36,000 automjete ushtarake, 1,000 avionë dhe 80 anije luftarake. 

”Manovrat e planifikuara do të jenë më të mëdhatë që nga viti 1981”, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.  Pjesëmarrja e Kinës në këto manovra ilustron një zgjerim të përgjithshëm të bashkëpunimit me Rusinë’’, theksoi Kremlini. 

Kjo manovër ushtarake është  dënuar nga NATO  të cilën aleanca e cilëson si një provë për ‘konflikt në shkallë të gjerë’.


360grade.al

Share: