Home Gjeo-Ekonomia Sa para fitojnë njerëzit e famshëm nga Instagram?

Sa para fitojnë njerëzit e famshëm nga Instagram?

Rrjeti social “Instagrami” tani është kthyer në një “kompani” e vërtetë, që sjellë të ardhur për shumë persona. Kohë më parë ai u shndërrua në “problem” nga artistët e huaj, të cilët deklaruan se pjesë e CV së tyre ishte futur edhe numri i ndjekësve. Pra projektin e fitonte ai që kishte më shumë ndjekës.

Por një kategori tjetër personash duken se e kanë kthyer llogarinë e tyre sociale në “Instagram” në një “llogari bankare” që sjell fitime nga çdo postim që bëjnë. Sa më i madh të jetë numri i ndjekësve, aq më të mëdha janë edhe fitimet.

Më poshtë është paraqitur lista e të famshmëve dhe përfitimet që nxjerrin ata nga një postim në “Instagram”.

Selena Gomez – 142 milionë ndjekës – $550,000 për postim

Kim Kardashian – 117 milionë ndjekës – $500,000 për postim

Cristiano Ronaldo – 141 milionë ndjekës – $400,000 për postim

Kylie Jenner – 114 milionë ndjekës – $400,000 për postim

Share: