Home KRYESORE Sekuestrohet kokainë me vlerë 8 milionë euro, në pranga dy trafikantët shqiptarë

Sekuestrohet kokainë me vlerë 8 milionë euro, në pranga dy trafikantët shqiptarë

Arrestohen në Londër dy trafikantë të fuqishëm droge nga Shqipëria. Ata u kapën duke me 81 kilogramë kokainë e cila nëse do dilte në treg do kapte vlerën e 8 milionë eurove.

Në pranga të policisë kanë rënë shtetasit Haxhi Shehu 34-vjeç dhe Fitim Prençi 39-vjeç.

*Në foto, Fitim Prençi 

Në seancën e parë gjyqësore ndaj tyre, ata kanë pranuar fajësinë. Dy shqiptarët banonin në Londër, në Newlands Street, Witham, Essex.

Shqiptarët ishin në ndjekje nga policia e cila kishte siguruar informacion për aktivitetin e tyre.

*Në Foto, Haxhi Shehu

Fillimisht, policia gjeti 79 kilogramë kokainë në mjetin tip “Ford Focus” me të cilin ata udhëtonin, ndërkohë dy kilogramë të tjera u gjetën në një banesë të tyre.

“Haxhi Shehu dhe Fitim Prençi qartësisht ishin të përfshirë në trafikun e kokainës në një nivel të lartë kjo për vetë sasinë e kapur të drogës. Ne ndërmorëm një operacion të shpejtë nga ku oficerët tanë mundësuan sekuestrimin e kësaj sasie kokaine e destinuar për tregun e Londrës dhe Jug Lindje të Anglisë”, tha udhëheqësi i aksionit policor detektivi Constable Liam Hurley./a.m./noa.al/

Share: