Home KRYESORE Takimi urgjent në Tiranë? Reagon Ramush Haradinaj

Takimi urgjent në Tiranë? Reagon Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për lajmin e publikuar nga gazeta Express dhe më pas edhe nga portalet e tjera, se lideret e Kosovës janë mbledhur në Tiranë me ftesë të Edi Ramës. Ai ka përgënjeshtruar duke thënë se ndodhet në shtëpinë e tij në Prishtinë.

“Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregullt”, shkruan Haradinaj.

Share: