Vetëm dy pyetje të bëra kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga gazetari investigativ Basir Ccollaku, kanë mjaftuar për të ndezur atmosferën në studio.
Çollaku i drejtoi dy pyetje deputetit socialist, duke i kërkuar informacion nëse ishte në dijeni se djali i deputetit ishte në kërkim dhe pyetja e dytë se pse nuk i keni kërkuar ministrit të Brendshëm sekuestrimin e kamerave në komisariatin e Fushë-Krujës.
Ky i fundit u shpreh se për punën e kamerave do të flasë Prokuroria, pasi nuk ka asnjë të drejtë t’i kërkoj ministrit sekuestrimin e kamerave.
Balla më tej u shpreh se të jesh i sigurtë o fatkeq se këtë çështje do t’a çojmë deri në fund.
Kjo ndërhyrje e Ballës ka detyruar drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu të ndërhyjë, duke i kërkuar të ketë kujdes me fyerjen ndaj gazetarëve në studio. Sipas Fevziut kjo është e papranueshme nga një politikan.
Nga ana tjetër, Çollaku i është drejtuar me emrin Peshkatar, duke i thënë se do kërkojë dëmshpërblim./Opinion.al