Dje në “Opinion” diskutohet propozimi i PD për ligjin antimafia që parashikon sekuestrimin e pasurive të bizneseve që kanë përfituar tendera dhe PPP në mënyrë të paligjshme nga qeveria Rama.
Florian Mima tha se “do sekuestrohen pasuritë e vjedhura jo gjithë pasuritë e biznesmenëve në fjalë”.
Sakaq ka ndërhyrë Olti Rrumbullaku i cili thotë se termi “mafia” për biznesin është shumë i rëndë.
Ndërsa Gazmend Bardhi ka ndëryrë duke sjell rastin e Klodian Zotos së inceneratorëve. “Kujt i thua ti biznesmenë të mëdhend? Klodian Zotos që është miku dhe ortaku i Arben Ahmetajt dhe që ka marrë 25 milionë euro pa bërë asnjë punë?” tha Bardhi.