Ndonëse në Kosovë gjatë ditës së sotme ka patur zhvillime të nxehta për shkak të vizitës së presidentit serb Vuçiç, duket se presidenti kosovar Thaçi ka zgjedhur të vijë jo rastesisht në Shqipëri.
Nuk dihet nëse qëllimi i tij ka qenë një vizitë pune apo një fundjave pushimi, por ai ka drekuar me presidentin e vendit tonë Ilir Meta, në Durrës.
Është vetë Meta që përmes një postimi në Fb njofton takimin,ndërsa thote: Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Postimi i Metës
Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.