Home KRYESORE Zbulohet identiteti i personit që vari veten në pemë, familja po e...

Zbulohet identiteti i personit që vari veten në pemë, familja po e kërkonte…

Gjendet një trup i pajetë, i varur në një pemë në afërsi të plazhit të Pasqyrave në Ksamil.

Nga dyshimet e para thuhet se bëhet fjalë për Blerim Dulaj, personi i cili u shpall i zhdukur një ditë më parë.

Trupi është gjetur 200 metra larg banesës së tij, ndërsa Policia është duke shkuar në vendngjarje dhe pritet konfirmimi i viktimës.

Ndërkohë,  sipas policisë thuhet se në orën 18:10, në fshatin Manastir, Sarandë është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur me litar (në pemë) shtetasi Blerim Dulaj 31 vjeç.

Për këtë shtetas, familjarët kanë bërë denoncim më datën 10.09.2018, duke thënë se ishte larguar nga banesa me qëllim për t’u larë në det por nuk ishte kthyer më.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga varja në litar.

Dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur për shkak të gjendes së tij depresive.

Foto Ilustruese


360grade.al

Share: