Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliç dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual. “Indeksonline” raporton se Baliç, i cili për një kohë të shkurtër ushtroi edhe postin e zëvendës/ministrit në Qeverinë “Haradinaj”, ka abuzuar me një të mitur.
“Burime tona tregojnë se 60-vjeçari është përfshirë në një abuzim seksual me 17-vjeçaren e komunitetit boshnjak, Selma M. Rasti në fjalë është raportuar nga prindi i viktimës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, organet e sigurisë kanë intervistuar ish-zv/ministrin Baliq i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”, raporton media kosovare.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Stacioni i Policisë së Kosovë në Pejë. Zëdhënësi për Informim në këtë rajon, Driton Rugova ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin në fjalë.
“Po, është lajmëruar një rast për abuzim seksual me një të mitur. Rasti është në Prokurorinë e Shtetit. Personi nuk është arrestuar, por është vetdorzuar në polici dhe më pas prokurori përkatës e ka liruar të njëjtin në procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai.
Numan Baliç që nga paslufta njihej si numri një i boshnjakëve në Kosovë. Ai ishte deputetë në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliç ishte edhe ministër inë vitin 2003. Mirëpo, as ky post nuk i kishte zgjatur shumë.
Kryeministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi e shkarkoi.
“Derisa as vetë kryeministri nuk është zgjedhur me procedurë ligjore, nuk ka të drejtë të më shkarkojë nga ky post”, kishte deklaruar Baliçin, duke shtuar se prapa vendimit të kryeministrit Rexhepi për shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë qëndrojnë edhe strukturat e PDK-së.
Vlen të theksohet se së fundmi, Numan Baliçin nuk arriti të ushtrojë detyrën e zv/ministrit për më shumë se 30 ditë.
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj e shkarkoi më 23 dhjetor.
“Shkarkimi i tij vjen si rezultat i marrëveshjes politike që ekziston me partinë nga Komuniteti i të cilës vije z.Baliq”, ishte konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.
360grade.al