Home KRYESORE Arrestimi i ish-deputetit, kush është vrasësi që kërkoi të transferonte

Arrestimi i ish-deputetit, kush është vrasësi që kërkoi të transferonte

Ish-drejtori i burgjeve, Arben Çuko, u arrestua sot për rryshfet që lidhet me transferimin e një të dënuari të quajtur Olsi Karagjozi,

Ish-deputeti socialist u kap në pergjimet e Prokurorisë teksa kërkonte ta bënte transferimin në këmbim të 3 mijë eurove.

Po kush është Olsi Karagjozi, i dënuari i cili dyshohet se pagoi për tu transferuar?

Olsi Karagjozi ndodhet në burg për shkak se qëllonte mbi biznesmenët ndërsa paguhej nga rivalët e tyre.

Shënjestra e tij kanë qenë kryesisht biznesmenët dhe sipërmarrësit e mesëm.

Karagjozi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Laprakë, njihej me nofkën “Olsi i Qamiles”.

Ai ka kryer pesë atentate ndaj tyre, por asnjërin nuk e ka vrarë.

Sulmet me armë dyshohet se janë paguar nga kundërshtarët e të dëmtuarve, ndërsa janë vënë në zbatim nga i akuzuari për pesë tentativa vrasjesh dhe një grabitje./Opinion.al

Share: