Home KRYESORE Lufta e pa(heshtur) e Sillicon Valley … Nga Dritan Haxhiraj.

Lufta e pa(heshtur) e Sillicon Valley … Nga Dritan Haxhiraj.

Shekulli i XX e kurorëzoi fillimin e vetë me nje kullë ishte ajo e Parisit, Kulla Eifel.

Çdo gjë që ndodhi ne 100 vitet e atij shekulli pati si simbol çelikun, Kulla Eifel e ndërtuar me nën materiale të çelikut , industrite qe i shërbyen Luftes së Parë e të Dytë Botërore u shërbyen Demokracive të triumfonin në bazë të progresitë por dhe në bazë të simboleve.

Borxhet e Luftës u shlyen me çelik e keshtu me radhe..
Europa e Bota ndërtoi paqen me çelik.

Shekulli i XXI e kurorëzoi fillimin e vetë me Silicon Valley..

San Francisko qyteti ku zhvillohen ngjarjet ,u ka hapur portat gjenive të teknologjive të reja.

Facebook, Instagram, Twitter, Google, Apple janë sot padiskutim mjeti ynë për tu informuar, në mesin e këtyre informacioneve ka disa kategori moshash që janë nderthurur në këtë mal të madhe të algoritmeve, të psikologjisë dhe të shumë shkencave të tjera.

Të gjithë njohim CEO e Facebook Mack Zuckerberg , i cili është diplomuar në Harvard për informatike.

Por pak veta njohin dhe një diplome tjetër të tijën që është psikologjia.

Kjo vlen dhe për CEO e Instagram dhe atë të Twitter, të gjithë kanë mbaruar për psikologji.

Deri këtu asgjë për tu skandalizuar…

Pra kjo është shkenca, formimi qe i lidhë të tre, psikologjia.
Dhe kur ajo quhet Psikologji e të Sjellurit, këtu alarmi është i përmasave për tu skandalizuar…

Facebook sot në botë ka 2 miliard banorë qe klikojnë, informohen, pëlqehen, vetëpëlqehen, krijojnë raporte, krijojnë biznese, krijojnë grupe politike, krijojnë demagogji.

Facebook ka dhe një rekord tjetër në botë, ështe varreza më e madhe sot në botë me 50 milion persona që nuk janë më pjesa e platformes digitale.

Ka nje luftë të pa(heshtur) midis Silicon Valley e Èlitave në Demokracitë Perendimore sot ?

Une do të thosha po…

Mjafton të vështrosh klikimet dhe ndjekësit e liderave të partive që po hedhin ne tym 70 vjetë paqe në Europe.

Salvini, Di Maio kanë më shumë ndjekës se Renzi në Facebook.

Brexit pati më shumë ndjekës se ata që dëshironin të mbanin Londrën në BE në rrjetet sociale.

Trump përdor Twitter pothuajse në mënyr manjakale duke
anashkaluar mediat tradizionale.

Duke vazhduar me Pranverat Arabe, mesazhin e turkut Erdogan që telefononte në Facetime për të siguruar popullin turkë se ishte gjallë mbas puçit të 2016 keto janë disa shembuj te freskët se si Silicon Valley ka vendosur per ti paraprirë historisë, për ta ndihmuar atë ose per ta ndaluar atë.

Ky shekullë ka të qartë dicka, Silicon Valley është emblema e humorit, tensionit,dramave të popujve, partive, demokracive, autokracive e regjimeve diktatoriale.

Teknologjia e psikologjia e këtyre ikonave të Silicon Valley kalon pertej forcës së liderave politike të çdo shteti.

Kalon dhe pertej forcës së religjoneve.

Janë ata që kanë në dorë një fete të madhe të njerëzve që klikojne, informohen, bombardohen ne çdo fushate politike me mesazhe urrejtje, ata që dinë se çfare ti duhet të dëgjosh dhe kur duhet ta dëgjosh, ata që influencojnë të ardhmen.

Ata që po ndryshojne çdo parti, çdo shtet, diku për mirë diku për keq.

Nje gjë është e sigurtë shekulli i XXI ka një emër, ai është Silicon Valley dhe çdo fenomen i mire apo i keq për femijte tanë,për edukimin tonë, për shoqëritë tona kalon nëpermjet duarve të një algoritmi, të një psikologu ne Silicon Valley që njeh bindjet tona, kënaqësit tona, sjelljet tona, pikturon karakterin tonë e mban atë në arkiv dhe bënë biznes e politik me të.

Share: