Home KRYESORE “Babalja” ka bërë edhe një përgjim tjetër që e ka dorëzuar në...

“Babalja” ka bërë edhe një përgjim tjetër që e ka dorëzuar në SHISH

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në Britaninë e Madhe ka shkuar zëri i Agron Hysenit, Agron Xhafës dhe Fredi Alizotit.

Lala tha se Prokuroria është në vështirësi për të provuar këtë skenar ose të kundërtën e tij pasi ekspertiza audio e bërë në laboratorin britanik nuk mundi të saktësojë kush është personi me të cilin po flet Babalja. Lala zbuloi se ky i fundit ka bërë edhe një tjetër regjistrim të cilin e ka dorëzuar në SHISH.

“Albert Veliu pasi ka marrë kontakt me gazetarin Jetmir Olldashi dhe ka bërë një bisedë paraprake, ka realizuar dhe regjistruar në telefonin e tij, zërin e shtetasit Agron Hyseni dhe ka shkuar me këtë zë duke pretenduar se bëhej fjalë për vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Pasi ka takuar gazetarin Olldashi, ka shkuar në SHISH, pasi ekziston një raport i SHISH të dërguar në Prokurori, ku presopuzohet që Albert Veliu kishte informacion për një grup të strukturuar” – tha Lala. ©LAPSI.al

Share: