Home KRYESORE Basha: I gjithë shteti u angazhua për të fabrifikuar dëshmitarin

Basha: I gjithë shteti u angazhua për të fabrifikuar dëshmitarin

Lulzim Basha deklaroi sot se gjithë shteti u angazhua për të gjetur një dëshmitar të rreme i cili mori përsipër në prokurori se ka bërë zërin e Agron Xhafës. Bëhet fjalë për Fredi Alizotin i cili sot është person i arrestuar, nën akuzë për dosjen “Babale”. Ky person që u vetëofrua si dëshmitar në prokurori për të rrëzuar versionin e PD, mbrëmjen e djeshme është shfaqur me zë dhe figurë duke thënë se ka qenë i shantazhuar për të bërë rolin.

Videoja u shfaq mbrëmë nga deputeti Ervin Salianji në emisionin “Opinion”.

Në një dalje për mediat pikërisht për këtë video, Basha tha se “Kryeministri Rama, ministri i Brendshëm, prokurorja e përgjithshme, drejtori i policisë së shtetit kanë bërë komplot për të manipuluar të verteten për të mbrojtur një trafikant droge”.

Share: