Home KRYESORE Basha tregon emrat: Dy deputetë të tjerë të përfshirë në “Toyota Yaris”

Basha tregon emrat: Dy deputetë të tjerë të përfshirë në “Toyota Yaris”

Lulzim Basha nga prokuroria e Tiranës deklaroi: “Prokurorët kanë kërkuar dëshminë time në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror për futjen e parave të krimit me Toyota Yaris. Kjo dëshmon se deklaratat e mia prë përfshirjen e Taulant Ballës janë të verteta.

Në këtë aferë janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çurbja. Kam ardhur me dëshirë në prokurori për të treguar si ka degraduar ky institucion. Në vend që të hetojë se kush qendron prapa miliona eurove, po e trajton çështjen si nxjerrje të sekretit hetimor”.

Më tej, lideri demokrat shtoi: “Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”.

Deklarata u bë pasi Basha doli nga zyrat e prokurorise ku u mor në pyetje për çështjen e Toyota Yaris. Kujtojmë në muajin qershor nga salla e parlamentit Basha paralajmëroi se do të hyjnë para të pista në vend dhe akuzoi Ballën për lidhje me këta persona. Vetem 3 dite me pas u kapen ne Durres, Toyotat me 3.4 milione euro qe dyshohet se vijne nga aktiviteti kriminal.

Share: