Home KRYESORE Bota po shkon drejt veganizmit, por 50 mld kafshë vriten për mish...

Bota po shkon drejt veganizmit, por 50 mld kafshë vriten për mish çdo vit

Në orar dreke një rradhë formohet për hamburgerët te Krowarzywa. Restoranti është votuar si më i miri i qytetit nga studentët, familjarët dhe biznesmenët që veshin kostume. Ndodhet në Varshavë, ku mund të mendosh që dreka zakonisht është një copë mishi që shoqërohet me salçiçe. Por te Krowarzywa asnjë kafshë nuk u dëmtua gjatë përgatitjes së ushqimit. Krowarzywa do të thotë “lopë e gjallë”, dhe përmban fjalën “warzywa” që do të thotë perime. Burgerët përgatiten me tofu, qiqra dhe mel. Produkti më i shitur është “vegan pastrami” me seitan. Seitani është një zëvendësues mishi me bazë gruri.

Varshava ka rreth 50 restorante vegane. Kjo nuk do të thotë që ka shumë veganë. Kunel Kisala, shefi i Krowarzywa thotë se është i bindur që klientela e tij ha edhe mish. Por kjo nuk e shqetëson atë. “Kafshëve nuk u intereson nëse ti je vegan sepse është në modë apo e shijshme,” thotë ai. Megjithatë, 60% e të anketuarve thonë se do e ndërpresin mishin nga dietat këtë vit. Të konsumosh ushqim vegjetarian apo vegan me shpesh është zgjedhje popullore tashmë.

Të famshëm veganë…

Interesi ndaj ushqimit vegan është rritur në vendet e pasura. Edhe të famshmit e promovojnë. Nga Bill Clinton te Al Gore, Serena dhe Venus Williams, Lewis Hamilton, Mike Tyson, Beyonce, kushdo. Në Amerikë ushqimet e etiketuara si vegane apo pa bazë mishi janë rritur me 20%. Kjo është dy herë më shumë se vitin që shkoi.

Shumë restorante franchaise tashmë shërbejnë ushqim vegan. Mc Donalds, TGI Fridays, Tyson Foods dhe Waitrose kanë futur në menunë e tyre variante vegane. Ata thonë se konsumi i këtyre ushqimeve është rritur me mbi 70% nga korriku i 2017.

Shoqata e parë vegane tha në 1944 se “do vijë një kohë që njerëzit do ta shohin me neveri idenë e të ushqyerit me trupa kafshësh”. Shumë të tjerë shpresuan që kjo të ndodhte. Ndoshta, kjo kohë po afron. Konsumi i mishit është rritur me 3% çdo vit që nga 1960-a. Ende rritet, por jo aq shpejt sa më parë. Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, që nga viti 1991 konsumi i mishit është rritur me 0.7% në vit.

Sipas sondazheve, numri i veganëve në vendet e pasura është i lartë dhe në rritje. Në disa vende të Europës shkon deri në 10%.  Të dhënat duhet të shihen me dyshim pasi vijnë nga Britania e Madhe. Mbretëria e Bashkuar është vendi ku u krijua shoqatae parë vegane. 1.05% e njerëzve atje nuk kanë ngrënë kurrë mish apo nënprodukte të saj.

Në Amerikë në një sondazh të 2017-ës u zbulua se 3% e popullsisë e quan veten vegan dhe 6% vegjetarian. Një tjetër sondazh i kryen nga Gallup dhe Harris e konfirmon këtë. Por Faunalytics, e cila ka studiuar zakonet e të ngrënit për 20 vite, thotë se vetëm 0.5% janë veganë dhe 3.4% vegjetarianë. Çereku i grupmoshës 25-34 vjeç në Amerikë pretendojnë se janë veganë e vegjetarianë. Faunalytics thotë se veganët gjenden më së shumti të grupmosha mbi 40 vjeç. Ky keqkuptim mund të vijë edhe si pasojë e përkufizimeve dhe terminologjisë.

Veganizmi nuk është një stil i thjeshtë jete. Shumë amerikanë sipas Faunalytics e braktisin dietën çdo ditë. Megjithatë, në një të përgjithshme, mund të thuhet me plot gojën që numri i njerëzve që konsumojnë ushqim vegan po rritet. Kjo s’do të thotë që janë të gjithë veganë të dedikuar. Pjesa më e madhe e njerëzve janë “fleksitarianë”. Fleksitarianët nga vetë fjala, janë fleksibël. Ata ndërrojnë herë pas here dieta duke kaluar nga mishi te perimet dhe e anasjellta.

Miqtë fleksibël të Tokës

Në vendet e pasura, njerëzit bëhet fleksitarianë për tre arsye: shëndeti i tyre, i mjedisit, dhe mirëqenia e kafshëve.  Dy të parat mund të zbatohen edhe pa një veganizëm strikt. Veganizmi ka dhënë prova direkte për shëndetin dhe mirëqënien.

Në të gjitha statistikat, ata që nuk konsumojnë produkte mishi kanë vdekshmëri më të ulët. Ata që konsumojnë mish të kuq kanë vdekshmëri të lartë. Mishi i përpunuar lidhet e kancerin kolorektal. Qendra Kërkimore të shumta për kancerin sugjerojnë të mos kalohen 500 gram në javë, dhe të eliminohen mishrat e përpunuar. Universiteti i Oxfordit ka zbuluar se një dietë vegane e mirëbalancuar do të rezultonte në 8.1 milion vdekje më pak në vit. Vegjetarianizmi universal do shmangte 7.3 milion vdekje.

Përsa i përket mjedisit, veganët kanë të drejtë sërish. Të rrisësh perime kërkon më pak se të rrisësh “mish”. Kafshët nuk e kthejnë të gjithë ushqimin në energji për të zhvilluar muskuj. Ata e përdorin një pjesë të energjisë për të qëndruar gjallë. Kjo do të thotë se duhet më shumë tokë për të ushyqr një lopë sepsa të mbjellësh brokoli për vete. Madje edhe të rrishësh një pulë për proteinë ka 40% më shumë kosto.

Ajo që i motivon më shumë veganët është besimi që të vrasësh e të hash kafshë është e gabuar. Mbi 50 miliard kafshë fermash vriten për mish çdo vit. Viçat meshkuj përgatiten dhe vriten për mish të gjithë. Në fermat e prodhimit të vezëve, zogjtë meshkuj vriten dhe hidhen tutje që ditën e parë.

#MooToo

Kundërshtuesi më i madh i çështjes është Peter Singer. Singer është një filozof në Universitetin e Princeton. Ai thotë se të trajtosh qenien njerëzore si superiore ndaj kafshës, është njësoj si të trajtosh meshkujt si superiorë ndaj femrave. Apo të bardhët si superiorë ndaj njerëzve me ngjyrë. Ai thotë se vlerësimi duhet të vijë nga vuajtja. Nëse një kafshë vuan po aq sa një njeri, atëherë e kundërta do të ishte e papranueshme. Është e papranueshme të vrasësh, të hash apo të mbash në kafaz një njeri. Është e papranueshme që kjo t’i bëhët kafshëve gjithashtu.

“Në vuajtje, kafshët janë të barabartë me ne,” thotë Peter Singer.

Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

Share: