Nga Emin Azemi
Tani, s’ka vend për kritika të vonuara, që munguan para referrendumit… Tani ka vend për esullim dhe për eliminim të të gjitha dobësive e defekteve që nxori në sipërfaqe referendumi. Duke filluar nga metodologjia e fushatës, e cila ishte më tepër politike se sa qytetare, e deri te cenzusi i fryrë dhe listat zgjedhore me votues fiktivë, duhet rishikuar edhe njëherë dhe vetëm atëherë mund të presim një qartësim të ndikimit të kritikës publike dhe drejtpeshimi të faktorëve politik (pushtet-opozitë) në ridizajnimin e jetës politike në vend….
Askush nuk duhet të na bind se një Maqedoni siç është tani do të jetë e ndryshme nga një Maqedoni tjetër, që nesër do të jetë në NATO e BE. Fundja për këtë diferencë votuan të dielën shqiptarët, mirëpo kjo është gjysma e rrugës. Ose kjo do të ishte rrugë e paplotë nëse Maqedonia nuk bëhet shtet i qytetarëve të barabartë, ku bizneset nuk kontrollohen nga akrabatë e kryeministrave, vend i qytetarëve dinjitoz ku institucionet janë garantues të vlerave e jo promovuse të halakabëve, vend i të ardhmes ku politika do të ndërpresë praktikën e përdorimit të kriminelëve shqiptarë në jetën tonë të përditshme.
Referendumi nuk pati sukses, por Maqedonia, bashkë me ata që janë të interesuar për stabilitetin e saj, do të duhej seriozisht të ridefinojnë përpjekjet që do ta bënin atë më ndryshe se ç’është tani.
Krejt në fund: E drejta për të qenë i ngushëlluar, por del të jetë më parimore se arsyet e dështimit të Referendumit.