“Garantoj me përgjegjësi se as ja kam parë ndonjëherë fytyrën dhe as e kam takuar ndonjëherë”. Me këto fjalë ka reaguar kreu i deputetëve të PS-së Taulant Balla për përfshirjen e emrit të tij në përgjimet e Fredi Alizotit, njeriut që thotë se është ai që inskenoi skandalin e Babales. Në një prononcim me telefon në emisionin “Opinion”, Balla mohoi të jetë ai “Taulanti nga Librazhdi”.
“Është bërë publike se ai është vënë në përgjim për të baltosur mua dhe kreun e policisë së shtetit. 340 faqet që ka në dorë gjejeni që Taulanti nga Librazhdi është Taulant Balla. Gjejeni që i të më ketë takuar ndonjëherë mua po PD-në. Që nesër Salianji të shkojë në prokurori që bëjë denoncim për mua. Unë nuk kam takuar apo folur ndonjëherë. Nuk është provë që një person që po mbytet të përmendë emrin tim” – tha Balla./Lapsi.al