Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se kryeministri Rama po riformaton marrëveshjet me të ‘fortë” të rinj, pasi të “vjetrit” janë dekonspiruar.
Çollaku: Është duke riformatuar marrëveshjen me të “fortët”. Nuk i ka në dorë ky të “fortët”, por të “fortët” e kanë këtë. Janë të ‘fortë’ Noka, Rraja, Tahiri, Balla. Ish-ministri që ka një dosje për trafik droge në një organizatë ndërkombëtare të krimit të organizuar. Janë një pjesë e këtyre të fortëve që dolën nga Parlamenti.
Janë edhe nja 10 të tjerë që po u dalin dosjet. Tani po bëhet marrëveshja e re se u dekonspiruan grupi i parë i të fortëve, duhen të fortë të tjerë dhe për të riformatuar marrëveshjen, duhen para të tjera./360grade.al