Home KRYESORE Histeri ndaj shqiptarëve, gazetarja: Këtë mbrëmje mund të presim gjithçka

Histeri ndaj shqiptarëve, gazetarja: Këtë mbrëmje mund të presim gjithçka

Në një lidhje direkte në emisionin “Dritare me Rudinën” gazetarja e News 24, Ira Londo ka raportuar nga Athina për situatën atje pas vrasjes së Konstandinos Kocifas, të dielën në Gjirokastër.

Londo ka thënë se në këto momente po mbahet në protestë anti-shqiptare në Athinë, me thirrje të forta raciste.

“Ata kanë dalë në orën 19:30, rreth 200 persona me grupe minoritare dhe ndoshta edhe organizata ekstremiste.

Thirrja është bërë nga media elektronike. Janë mbledhur para parlamentit.

Ka pasur thirrje maft të rënda anti-shqiptare, thirrje raciste.

Është tejkaluar në median greke çdo lloj etike, dhe këtë mbrëmje mund të presim gjithçka”, tha gazetarja/Opinion.al

Share: