Home KRYESORE Livia Piro, çamja që pas universitetit Administrim Biznesit po bëhet shefe e...

Livia Piro, çamja që pas universitetit Administrim Biznesit po bëhet shefe e kuzhinës së shijes unike “Neranxi”

Livia Piro është njëra nga shumë të rejat shqiptare e cila pas një shkolle të larte gjendet e paqarte për të ardhmen! Livia, çamja e re, duket se duke trashëguar vitalitetin e familjes dhe të këtij komuniteti punëtor, i ka dhëne një zgjedhje racionale jetës së saj, duke kryer shkollën dy vjeçare profesionale të kuzhinës, jo rastësisht pranë Institutit Kulinar Neranxi.

Pas shkollës se larte ne Administrim Biznes dhe diplomimit ne Shkollën dy vjeçare profesionale te Kuzhinës “Neranxi”, Livia që faktikisht është në vitin e dytë me siguri me mbështetjen e familjes së saj mund të jetë shefja e kuzhinës që administron një biznes-restorant të sukseshem dhe të krijoje klientelën e saj sqimatare.

Ne fakt, duhet thëne se ajo duket shume kërkuese gjate orëve te mësimit ndërsa është gjithmonë pranë docenteve te shkollës e vëmendshme dhe aktive gjate orëve mësimore.

Veshur me uniformen e bardhe te studimit, bjonde simpatike dhe re, me siguri shefja e ardhshme e kuzhinës cilësore formuar në shkollën më të mirë të kuzhinës në rajon, do të jetë një shefe kuzhine e kërkuar edhe ne emisionet televizive te gatimit.

1) Një prezantim të shkurtër ju lutem?

Quhem Livia Piro, jam 22 vjeç. Sapo kam përfunduar Universitetin për Menaxhim Agrobiznesi. Ne fakt, diplomën nuk e kam marr për shkak se kam një provim pa mbyllur dhe qe ne janar e  mbyll me sukses sigurisht.

2) Kur ka nisur pasioni yt për kuzhinës, apo ka qene zgjedhje racionale?

Livia Piro: Qe kur isha e vogël me duhej të gatuaja për familjen duke qene se prindërit punonin. Ndaj, së fundi e kisha konsideruar si një pasion te lëne mënjane kuzhinën, dhe po e rikuperoj tashmë…

Në fakt, duke qene se edhe kuzhina ka si bazë menaxhimin dhe përdorimin sa më efikas te produkteve ushqimore, mendova se mund tja dilja shume mirë të isha pjesë e saj.

3) Pritshmëritë në Institutin Kulinar Neranxi janë plotësur?

Livia Piro: Tek Instituti Kulinar Neranxi po arrij të marr atë që më mungonte dhe për tu perfeksionuar. Profesionalizmi i shefave po më ndihmon që tia arrij dhe të bëhem një shefe shumë e mire kuzhine ne të ardhmen.

4) Ju, përsa u informova paraprakisht, jeni nga familje Çame dhe di që ky Komunitet vital biznesin e ka ne gjak. Projektet e tua të biznesit?

Livia Piro: E drejte që familjet Çame kanë lindur për të qene sipërmarrëse të suksesshme. Ne mënyre praktike mund të them se familja ime u kthye në Shqipëri me një sasi monetare dhe i ka shfrytëzuar duke i hapur rrugë jetës së biznesit, falë ideve qe kanë pasur.

Ndonjëherë mund të duket e lehte të krijosh një biznes, por duhet ditur që është e vështire ta mbash në këmbe atë. Duhet përkushtim dhe ketë e kam mësuar falë familjes time te shtrenjtë.

Dëshira ime me e madhe është të kem restorantin tim, ketë e shoh edhe si një opsion, apo ide për te ardhmen time profesionale dhe te biznesis.

Share: