Home KRYESORE Horoskopi, 08 tetor 2018

Horoskopi, 08 tetor 2018

Dashi

Dukej se disa marrëveshje apo raporte ishin shumë solide, por tani kanë filluar të shfaqen krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi. Zjarrit të sherrit i ”fryn” edhe një hënë negative.

Demi

Edhe pse atmosfera e përgjithshme është pak a shumë e pandryshuar, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Mirë dashuria.

Binjakët

Shenja juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.

Gaforrja

Do të vazhdoni edhe gjatë ditë së sotme të keni mbështetjen e Afërditës, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë nga ”turbullimi”, i një Marsi agresiv. Nuk do të mungojnë shanset e mira.

Luani

Nëse edhe ju vetë e kuptoni se po kaloni vërtet një moment mjaft të mirë kjo vjen në sajë të ndikimit pozitiv të treshesh Merkur, Mars dhe Saturn. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.

Virgjëresha

Forma fizike jo e mirë (ndoshta për shkak të ndonjë sëmundje të stinës) do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat në kohën e duhur, ndryshe situata rëndohet.

Peshorja

Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

Akrepi

Edhe sot protagoniste në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

Shigjetari

Pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.

Bricjapi

Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja lidhur me problemet e përbashkëta me dikë. Do të keni mbështetjen e Marsit dhe Merkurit që ju bëjnë më këmbëngulës.

Peshqit

Do të dëshironit shumë të bënit gjithçka që do të mundnit për të arritur një objektiv tuajin, por sot do t’i keni “duart e lidhura” nga një mori yjesh pengues. Duhet të prisni momente më të përshtatshme.

Share: