Home KRYESORE I “frikshmi” Edmond Koseni: Nga Kateshi, tek Nehat Kulla, si i rrihja...

I “frikshmi” Edmond Koseni: Nga Kateshi, tek Nehat Kulla, si i rrihja kriminelët me duart e mia

“E vërteta është që atë Kateshin e kam rrahur.

E kam rrahur para se ta dërgoja në qeli, që t’i thosha Elbasanit se shteti është më i fortë se krimi.

Ndoshta s’duhej, por unë nuk jam ky që flet tani, kur kam përballë një kriminel”…. ky është një shpjgim shumë i sinqertë i komisar Edmond Kosenit.

Ishte koha kur Shqipëria sundohej nga bandat e krimit në disa pjesë të rëndësishme të territorit të saj. Edmond Kosenit, i ra për pjesë të dejtojë policinë pikërisht në këto teritore atje ku ai bëri edhe histori si “komisar i hekrut”.

Do të mbahet mënd si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vënd ku nuk u shpërthyen depot e armëve, si komisari që riktheu dorën e shtetit në Tepelenë e Lushnje e më pas për tu kthyer në Elbasan ku bandat kishin bërë kërdinë.

Quhej “komisar i hekurt” jo vetëm se ka guxuar të vërë dorë mbi kriminelë të rezikshëm, të ngjashëmve të tyre sot, nuk guzojnë policët as tiu përmendin emrin….

Komsiar Koseni i ka rrahur, i ka arrestuar e burgosur. Ishin krerët e bandave më të rrezikshme që sundonin vendin në periudhën e errët të vitit 1997.

Me dhunë apo pa dhunë, Koseni do të mbahet mend si komirari që arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë.

I pezulluar nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, komisar Koseni i ka fituar të gjitha betejat me institucionet shtetërore dhe ka fituar të drejtën kthimit në detyrë.

“Ka 18 vite që bëj gjyqe dhe problemi është se mua më ka hetuar prokuroria edhe tullat dhe krevatet e shtëpisë. Vettingun e kam bërë gati dhe e kam nisur. Unë kam 18 vite që ha bukën time” ka deklaruar Koseni për “Dritare” të Rudina Xhunges.

“Ishte viti ’97 dhe në atë kohë ishte e vetmja mënyrë për të luftuar kriminalitetin. Unë dilja vetë në patrullë dhe në atë kohë kriminaliteti ra në mënyrë drastike.

Duhet të dilja vetë sepse kriminelët ishin të rrëzikshëm”, tha ai.

“E kam bërë fabrikën model i rregullit dhe sigurisë. Policët duhet të jenë vetë trima dhe të njohin familjet kriminale të zonës.

Polici duhet të mbështet maksimalisht nga kuadrot e tyre, madje edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, tha Koseni.

360grade.al

Share: