Home KRYESORE “Jeni akuzuar për përdhumim … pyes veten sesi ia del mbanë”: Steven...

“Jeni akuzuar për përdhumim … pyes veten sesi ia del mbanë”: Steven Seagal braktis intervistën me “BBC”/video

Aktori Steven Seagal u largua në mes të intervistës për televizionin “BBC” të enjten, pasi u pyet për akuzat për përdhunim dhe raste të tjera të sjelljeve të pahijshme seksuale.

66-vjeçari po bisedonte me Kirsty Wark në programin “Newsnight” kur ajo përmendi lëvizjen #MeToo dhe si ka ndikuar tek aktori.

“Ju keni qenë i akuzuar për ngacmime seksuale” tha Wark për Seagal. “Keni pasur një akuzë për përdhunim dhe unë pyes veten sesi ia del  mbanë me të gjitha këto”.

Pa mbaruar ende pyetjen, aktori i filmit “Out for Justice” hoqi dëgjueset dhe u largua nga studio, pasi Wark u kujtoi shikuesve se Seagal i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.

Steven Seagal është në mesin dhjetëra meshkujve të fuqishëm të Hollywood që janë akuzuar për sulme seksuale.


360grade.al

Share: