Home KRYESORE Kanabisi e bastet/Meta i ashpër me Qeverinë: I kanë kushtuar shumë vendit!

Kanabisi e bastet/Meta i ashpër me Qeverinë: I kanë kushtuar shumë vendit!

Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte sot në një biznes social, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë.

Meta u tregua i ashpër me qeverinë duke thënë se bastet dhe kanabisi i kanë kushtuar shumë vendit.

“Nuk mund të jetë zgjidhje nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhura ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qendrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë.

Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell. Natyrisht çdo kontribut, çdo bamirësi ështëpozitive, por rruga e sigurtë dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës”, theksoi Presidenti.

Kjo është hera e parë që Meta deklarohet publikisht për tema kaq të nxehta ku është përqendruar politika. Mazhoranca ka mohuar gjithnjë ekzisenten e hashashit në vend, edhe pse janë kapur tonelata të tëra nga 2016 e në vazhdim. Po kështu, bastet sportive Rama u zotua se do i mbyllte që në 2013, por ato vec u shumuan. Sërish Kryeministri premton mbylljen e tyre nis nga 1 Janari.

Share: