Jamal Khashoggi nuk ishte i vetmi anëtar i familjes, i njohur publikisht.
Xhaxhai i tij Adnan Khashoggi kishte bërë emër në fillim të viteve ’80, falë pasurisë së tij që në ato kohë llogaritej në 4 miliardë dollarë.
Vetë Adnan ishte lindur në Mekë dhe i ati kishte qenë doktor personal i mbretit.
Familja kishte shpenzuar për shkollimin e tij, por Adnan i la përgjysmë studimet në Universitetin e Ohajos, për të ndjekur fatin e tij në biznes.
Ai ishte i pari që theu marrëveshjen për armët mes Arabisë dhe Amerikës, ndërsa i regjistroi kompanitë e tiuj në Zvicër dhe Lihtenshtjen në mënyrë që të menaxhonte taksat, e njëkohësisht të mbante lidhje me oficerrë të njohur të Cias apo peraona të rëndësishëm pranë presidentit Nikson.
Jahti i tij, Nabila, në ato vite më i madhi në botë u përodr në filmin e James Bond, ‘Kurrë mos thuaj kurrë’.
Pasi Adnan Khashoggi u përfshi në probleme financiare u detyrua ta shesë jahtin e tij tek sulltani i Bruneit i cili më pas e shiti tek Donald Trump për 29 milionë dollarë.
Adnand Khashoggi ishte njëkohësisht daja i të dashurit të princesësh Diana, Dodi Al Fayed.
Vet gazetari ishte kushëriri i dytë i princeshës Diana. /Opinion.al