Home KRYESORE Mevlut Çavushoglu kerkon kokat e Gylenisteve ne Tirane

Mevlut Çavushoglu kerkon kokat e Gylenisteve ne Tirane

Çavushoglu la mënjanë diplomacinë kur foli për gylenistët, pavarësisht sikletit të Bushatit që paralajmëroi se këto tema nuk zgjidhen në konferenca shtypi, por në kanale diplomatike.

“Pas tentativës për grusht shteti, pritshmërinë tonë nga Shqipëria e kemi përcjellë në mënyrë të qartë nëpërmjet hapave që duhen hedhur për eleminimin e FETO-s dhe eleminimin e personave që kryejnë veprimtari kundër Turqisë. I kemi dhënë listat me emrat e tyre, miqve tanë shqiptareë. Janë lista të personave që kërkojmë ekstradim, gjithçka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi vendime gjykate, dokumente dhe presim që këto të realizohen. Kjo është e rëndësishme. Fondacioni Maarif ka marrë shumë shkolla në vende të ndryshme, ose është i gatshëm ti marrë shkollat ose do të hapë shkolla të reja nga vendet që kërkojnë mbështetje ne japim mbështetje” tha Çavushoglu para gazetarëve në Tiranë.

Ministri i Jashtëm turk konfirmoi shqetësimin se strukturat e FETO, ose ata që njihen ndryshe si gylenistët kanë depërtuar siç tha ai jo vetëm në arsim dhe biznes, por edhe në strukturat shtetërore të Shqipërisë.

“Ka një strukturë fetoiste në Shqipëri në çdo fushë. Ata përdorin sidomos sistemin arsimor dhe kanë depërtuar edhe në sistemin shtetëror. Kjo organizatë terroriste është kërcënim për Turqinë. Ata nuk janë vetëm. Këtu ka elementë të FETO dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike. Këtu ka institucione dhe ne presim të mbyllen institucionet që kanë veprimtari anti-turke. Kjo organizatë është një kërcënim serioz për Shqipërinë. Le t’i harrojmë 251 dëshmorët e grushtit të shtetit në Turqi, por mendoni se ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria. Këtë presim edhe nga miqtë tanë.” u shpreh Çavushoglu që me këto fjalë shton presionin turk ndaj vendit tonë për dorëzimin e gylenistëve.

Share: