Home KRYESORE Mlloja: “Open Day” te Neranxi, “shpirt” krijues i biznesit me median

Mlloja: “Open Day” te Neranxi, “shpirt” krijues i biznesit me median

Nga Genc Mlloja

Biznesmeni i mirënjohur, aq sa edhe i spikatur si politikan, Nikollaq Neranxi, jep një ‘mësim’ si biznesi ne bashkëpunim me median konstruktive arrijnë te krijojnë fusha te reja bashkëpunimi duke i dhëne kulinarise shqiptare një arome e atmosfere si kurrkush me pare.

Ne bashkëpunim me drejtuesin e portalit Perqasje.com Artur Nura, gazetar i mirënjohur, Z. Neranxi ka kthyer ne një ure te re lidhëse Institutin Kulinar ‘Neranxi’ dhe kompaninë e tij me klientin duke e ftuar atë te behet nga blerës/konsumator i produkteve dhe te kulinarise shqiptare e ndërkombëtare.

Çdo te shtune tek ‘streha’ kulinare ‘Neranxi’ mund te bëhesh shijues, por edhe ‘chef’, për vete dhe miq tuaj te menyve mbarëbotërore me ndihmën dhe elegancën karakteristike te mjeshtërve kulinare nga tere anët e botes dhe me te miret.

Nuk ka rendësi gjuha- greke, italiane, filipinase, kineze, franceze e shefave etj., sepse e përbashkëta është ajocfare ngjet tek Instituti Kulinar Neranxi – meso/gatuaj atë cfare dëshiron ne një fundjave për një dite te kendeshme ku dhe kur mund te shijosh menytë me te larmishme nga duart tuaja.

Tirana, qytetare te saj por edhe te huaj, po e shijojnë një risi te tille ne hyrje te kryeqytetit shqiptar, dhe destinacione te tjera ne Shqipëri e jashtë saj, janë ne pritje te presin ‘Kulinarine’ Neranxi me novacionin e saj Autobusin e Shijes unike!

Share: