Home KRYESORE “Ndëshkimi i të fortëve”, polica: 36 të arrestuar në një javë

“Ndëshkimi i të fortëve”, polica: 36 të arrestuar në një javë

Me anë të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike në Policia e Shtetit bëri të ditur se brenda një jave, në kuadër të operacionit, “Ndëshkimi i të fortëve” javë vënë në pranga 36 persona.

Policia përmend se falë bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese dhe me mbështetje aktive nga partnerët ndërkombëtarë, është vënë në pranga në Spanjë shtetasi Enver Bajri, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal “Bajri”.

Më tej, bëhet e ditur se brenda kësaj jave janë arrestuar 36 persona vetëm në kuadrin e këtij operacioni në kontrollet pro aktive në territor, persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’, për armëmbajtje pa leje; në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

“Kështu në kuadër të kontrollit të territorit dhe hetimeve pro aktive në kuadër të operacionit policor të koduar “Menaxheri” në Durrës u godit një rast i trafikut të lëndëve narkotike të forta, ku u sekuestruan 2 kilogramë Kokainë dhe u vunë në pranga dy persona. Ndërsa në Shkodër, u finalizua operacioni “Tamara”, ku u godit një grup kriminal në fushën e narkotikëve ku u sekuestruan 80 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 6 persona. Gjatë një operacioni të përbashkët me Drejtorinë e Doganave në Qafë Botë u sekuestruan rreth 145 mijë Paund britanik. Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, banesa, lokale etj. janë sekuestruar 6 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 2 kilogramë kokainë, 161 kilogramë kanabis dhe automjete të ndryshme”, thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit rithekson se kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit, nën petkun e “të fortit”, për Policinë e Shtetit është me shumë rëndësi, pasi nuk ka të fortë përballë autoritetit të ligjit!

Share: