Home KRYESORE JEPINI PJATAVE TUAJA NJË PREKJE EKZOTIKE ME MIKSIN E ERËZAVE MAROKENE “RAS...

JEPINI PJATAVE TUAJA NJË PREKJE EKZOTIKE ME MIKSIN E ERËZAVE MAROKENE “RAS EL-HANUT”

Përzierja kryesore e kuzhinës marokene përkthehet “elita e dyqanit” dhe përbëhet nga lëndë aromatike të freskëta. Sekreti qëndron në sasine e duhur te seciles erez, duke i dhënë një shije përfundimtare të ekuilibruar. Gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën marokene si ne qingj, pulë, perime, cous-cous, prodhimet e detit, etj.

Duke shtuar pak në thjerëza i jep një ngjyrë dhe shije ekzotike. Përshtatet mirë edhe në ëmbëlsira apo sallata me fruta. 2 lugë gjelle xhinxher i bluar; 2 lugë gjelle kardamom i bluar; 2 lugë gjelle levore arre moskat; 1 lugë çaji kanellë; 1 lugë çaji bahar; 1 lugë çaji koriandër; 1 lugë çaji arrë moskat pluhur; 1 lugë çaji shafran i Indisë; 1/2 lugë çaji piper i zi; 1/2 lugë çaji piper i bardhë; 1/2 lugë çaji piper i kuq; 1/2 lugë çaji glikanise ylli kinez; 1/4 lugë çaji karafil

I grijmë në blender derisa të bëhet një masë pluhuri. Hidhet në një kavanoz qelqi dhe ruhet ne vend të thatë dhe të errët.

Ras El-Hanut gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Share: