Ne u dashuruam
Pa njohur urrejtjen dhe ambicjen.
Ne u dashuruam
Pa ditur seç fshihej pas kësaj.
Ne u dashuruam
Kur humbja kish kaluar përtej
E shkrirë gjithkund
Në çdo skaj.
Ne u ndamë
Pa ylbere mes rrebesheve t’egra
Ne u ndamë
Pa shenjën e kuqe të hakmarrjes.
Ne u ndamë
Kur fjala mërgoi
Në stacionin e puthjes së fundit.
E megjithëse jeta
Veç njohje e ndarje thur.
S’ka gjë,
Ne, u dashuruam dikur!
WE LOVED ONCE
We loved
without knowing hate and ambition.
We loved
Without knowing what lay hidden behind
We loved
when the feeling had penetrated deep inside,
everywhere, in every corner.
We separated
without rainbows amidst the dreadful downpours.
We separated
without the red mark of revenge.
We separated
When love had fled untill the kiss last…
Even though,
life weaves for us only separation.
It’s okay…
…We loved once.
A. LL