Home KRYESORE Paketa anti-shpifje/ Rama: Përgjegjësia e fjalës iu duket diktaturë

Paketa anti-shpifje/ Rama: Përgjegjësia e fjalës iu duket diktaturë

Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me paketën anti-shpifje, e cila sipas tij, do të synojë të ndalojë ata që abuzojnë me deklarata dhe akuza të rreme.

Shefi i qeverisë thotë se përgjegjësia për fjalën ka filluar t’ju duket diktaturë. Rama thekson se ka ardhur koha të faktojnë ata që thonë ose në të kundërt të dërgojnë para për kopshtet e shkollat.

“Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyqPërgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur,për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhëKa ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur”, shkruan Rama në Twitter.

Share: