Home KRYESORE Paketa antishpifje, Arian Çani: Rama iniciator i një procesi që do fundoset...

Paketa antishpifje, Arian Çani: Rama iniciator i një procesi që do fundoset edhe vetë

I ftuar në ‘Open’ në Top Channel, gazetari Arian Çani teksa foli për paketën antishpifje dhe formalizimin e portaleve tha se kryeministri Rama është iniciator i një procesi që do fundoset edhe vetë. “Unë e shoh ndryshe, dhe mundohem të nxjerr një konkluzion që i intereson publikut. Tani politika s’do bëhet përmes televizionit.

Faza më e trishtueshme e një vendi është kur hyn në republikë jurudike. Ne kemi për të humbur shijen e debateve dhe kjo ka kohë që ka filluar. Ajo që po përjetojmë sot është që s’do kemi kënaqësinë e të debatuarit. Çdo gjë do shkojë në gjykatë.

Ka disa portale kamikaze tek ne. Në momentin që hyn kjo gjë në fuqi ata do shkojnë në gjyq. Edi Rama do humbasë kamikazët e vet”, u shpreh Çani.

Share: