Nga Artur Nura
Instituti Kulinar Neranxi është padyshim shkolla më cilësore e shijes në Ballkan dhe këtë cilësi padyshim e përforcojnë dhe realizojnë docentët e këtij instrumenti mësimor të kuzhinës më të mirë botërore të cilët kanë prejardhje nga kryeqytetet e gatimit më të mirë ne glob.
Ne sot sjellim në vëmendje të lexuesit të Perqasje.com dhe klientelës së Kompanisë Neranxi por edhe publikut, rastin e docentit italian te Pastiçerisë z. Giuseppe Sparacello i cili që fëmijë si lodra ka pasur pajisjet e të atit që ja ka trashëguar në gjak të birit këtë profesion të cilin Giuseppe vetë e cilëson si Art Pasioni dhe jo thjesht Pastiçeri.
Normalisht pasioni të siguron suksesin kudo dhe, në këtë profesion të bukur të shijes së ëmbël sigurisht më shumë. Sparacello na tregon se ka klientelë VIP ne vendin e tij e konkretisht nga bota e artit dhe spektaklit, por edhe presidentë të Republikës Italiane.
Në një kërkim të shpejtë që Perqasje.com beri në profilin e docentit Sparacello në Facebook pas fotos së tij janë disa foto Vip-ash dhe ajo qe mund të shquhet lehtësisht është fotoja e Sparacello me presidentin aktual te Republikës se Italisë, Shkëlqesinë e Tij, Sergio Mattarella.
Instituti Kulinar Neranxi ka filluar tashmë çdo të shtunë “Open Day” të gatimit cilësor në Shqipëri nga ku me hyrje te lirë ftohen zonjat dhe bashkëshortet e tyre nga shoqëria shqiptare, të marrin leksioni gatimi nga shefat me te mire te kuzhinës në rajon.
Ne “Open Day” shefat me te mire te kuzhinës botërore dhe shqiptare shpjegojnë gatimet e tyre te përzgjedhura për pjesëmarrësit duke bashkëbiseduar me ta dhe shkëmbyer kërkesa dhe sugjerime shijesh.
Para se tu sugjerojmë lexuesve intervistën e shkurtër me shefin e Pastiçerisë Italiane, Sparacello, i sugjerojmë presidentit te kësaj Kompanie me prani ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Greqi dhe Itali, z. Nikollaq Neranxi të organizojë, pse jo, edhe Ditën e Kuzhinës Cilësore Diplomatike në Institutin Kulinar Neranxi.
1.Një prezantim te shkurtër ju lutem?
Unë jam Giuseppe Sparacello, klasa e vitit 1982… Unë vij nga Italia dhe pikërisht nga Castronovo e Sicilisë, një qytet i vogël në qendër të Sicilisë.
2. Si e keni nisur bashkëjetesën me profesionin e Pastiçerit?
Giuseppe Sparacello: E mësova këtë profesion nga familja ime që kur isha fëmijë dhe tani mund te them qe e kam mësuar me pasion këtë art të mrekullueshëm. Mjetet e pastiçerisë ishin lodrat e mia gjate femijerise.
Gjatë viteve kam thelluar njohuritë e këtij pasionit tim me shumë kurse trajnimi dhe duke qenë pranë Siemens të mjeshtërve të mëdhenj ndërkombëtare.
Në vitin 2007 kam hapur dyqanin tim të parë të pastiçerisë dhe falënderoj Zotin se ishte një sukses i pare qe u ndoq edhe nga te tjera.
Kam nderin dhe kënaqësinë që të kem klientë nga bota argëtuese e Artit dhe Spektaklit italian… dhe kam përgatitur ëmbëlsira për kryetarët e shteteve ne vendin tim.
Unë kam qenë një konsulent teknik për shumë kompani të mëdha në prodhimin e akullores dhe pastiçerisë. Me kete profesion kam vizituar shumë pjesë të botës nga Dubai ne Kuvajt, nga Malajzia në Tajvan, nga Australia në Katar… duke e ditur se çfarë është për boten Pastiçerie italiane, kam ushtruar mësim dhënien e ëmbëlsirave te cilat na përfaqësojnë më së miri kudo.
3. Kur jeni njohur me realitetin e Institutit Kulinar Neranxi?
Giuseppe Sparacello: Kam patur fatin ta njoh z. Nikollaq Neranxi, presidentin e Kompanise Neranxi per herë te parë 3 vjet më parë… Që nga shtatori i këtij viti jam pjesë e docenteve të këtij realiteti të mrekullueshëm që është Akademia Kulinare NERANXI lider në Ballkan.
4. Si ju duket eksperienca e këtushme?
Giuseppe Sparacello: Është një përvojë e mrekullueshme kjo që përjetojmë çdo ditë me studentet. Kjo, sepse tu mësosh atyre artin e pastiçerisë ndihesh i nderuar dhe më vjen mirë, sepse ata nesër do të jenë kuzhinierë të ardhshëm në Shqipëri dhe sigurisht me cilësoret dhe unë do të mund të them se kam qenë pjesë e stërvitjes së këtyre kuzhiniereve.
5. Por për stafin drejtues te Institutit Kulinar Neranxi?
Giuseppe Sparacello: Menaxherët e këtij instituti janë njerëz lartesine e detyrës me të cilët jemi përballur profesionalisht e raportojmë rezultatin më të mirë të këtyre projekteve te përbashkëta.
6. Projekte tuajat për te ardhmen ne Shqipëri?
Giuseppe Sparacello: Projektet e mia në Shqipëri janë shumë ambicioze… Le të themi se e jam ambientuar menjëherë me kete vend dhe se e kam dashur qe ne fillim këtë komb…
Nëse një ditë së bashku me Z. NERANXI mund të hapim dyqanet Pastiçerie e te jene prodhime te kompanisë time, do isha mirënjohës dhe i sigurte ne suksesin e tyre.