Numri II i PD, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ramës, përsëritur dhe nga Xhisiela Maloku, se tritolin në shtëpinë e gjyshërve të saj e ka vënë opozita. Në një status në Facebook, Paloka shprehet se diçka e tillë del jashtë parashikimeve të tij.
“Keta kalojne dhe fantazine…qe mund ta nxirrnin ate vajzen te deklaronte se e kishte vene vete tritolin e mendova, po qe te deklaronte pas Ramballes, se ja kishte vene opozita nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra dhe bomba ne ambasaden jugosllave u gjet…Rama i kalon vertete me distance paraardhesit e tij ne te keqe,” shkruan Paloka.