Home KRYESORE Përmbytje pas thatësirës? Meteorologia tregon si ndryshon moti të martën

Përmbytje pas thatësirës? Meteorologia tregon si ndryshon moti të martën

Pas rreth dy muajsh thatësirë, fundi i Tetorit sjell reshje shirash në gjithë territorin e vendin. Reshjet do të jenë në harkun kohor të 12 orëve, kryesisht gjatë ditës së martë (30 tetor), tha meteorologia Tanja Porja për Opinion.al.

Gjatë ditës së martë, priten reshje shiu në gjithë vendin. Po kështu parashikohen rrebeshe afatshkurtër, 30 minutëshe në zonat në Veriore dhe në Ultësirën Perendimore. Për pasojë mund të ketë përmbytje të izoluara në zona si Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja apo dhe Kavaja e Lushnja. Por metereologia thekson se koha do të hapet sërish ditën e mërkurë, dhe ndaj nuk parashikohet rrezik i madh nga përmbytjet. Ndërsa temperaturat mbeten të larta për kohën, thënë ndryshe 7 gradë mbi mesataren e stinës.

Kujtojmë se disa shtete të Europës përfshirë Italinë fqinje po përballen me motin e keq, me reshje të shumta shiu që kanë shkaktuar përmbytje.

PARASHIKIMI I PLOTË I MOTIT PËR DITËN E MARTË DHE TE MERKURE

E martë, 30 tetor 2018

Sipas MeteoAlb: Një sistem i mirë-organizuar vendoset në territorin Shqiptar duke kushtëzuar vranësira dhe shira në të gjithë vendin. Mesdita do të sjellë shtim të intensitetit të shirave KU më problematike situata PARAQITET në VERI dhe zonat veriperëndimore. Pjesa e dytë e dites, VIJON me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në Veri – Veriperendim të territorit POR intensitet mesatar dhe të ulët në zonat Qendrore dhe Jugore. Dobësimi i shirave PRITET gjatë orëve të vona të natës.

Temperaturat e ajrit MBETEN të larta në orët e mëngjesit POR mesdita sjell rënie me 3 °C të temperaturave duke LUHATUR vlerat ditore nga 11 në 25°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperendimor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 6 ballë.

E mërkurë, 30 tetor 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dhe vranësirat dominojnë territorin e Shqipërsisë gjatë pjesës së parë të ditës, më prezente në veri dhe verilindje duke rrezikuar shira me intesitet të dobët. Ndërsa, oret e pasdites sjellin përmirësim të situatës atmosferike në të gjithë vendin duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të herë pas-hershme.

Temperaturat e ajrit qëndrojnë konstante vlerat e mëngjesit POR mesdita SJELL rritje të lehte të tyre duke LUHATUR vlerat ekstremale ditore nga 10 në 28°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.

/Opinion.al

Share: