Home KRYESORE Prokuroria mbyll çështjen e Ramës, Vasili i revoltuar: Turp! Turp!

Prokuroria mbyll çështjen e Ramës, Vasili i revoltuar: Turp! Turp!

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas vendimit të Prokurorisë për të mbyllur çeshtjen e denoncimit të opozitës ndaj Edi Ramës për ekspertizen e audipergjimit. Kujtojmë se Edi Rama mori përsipër analizen e zerit të audio-pergjimit, duke thene se nuk është Agron Xhafaj. PD e padi në prokurori për “pengim ne zbardhjen e se vertetes”. Pesë muaj pas padise se PD, prokuroria del me konkluzionin se Kryeministri nuk duhet të hetohet.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Prokuroria i dorezohet perfundimisht krimit dhe i mbyll ceshtjen Edi Rames.
Prokuroria e dorezuar koke e kembe te krimi dhe qe pacipesisht denon me arrest gazetaret qe denoncojne te vertetat e medha.

Prokuroria qe therret kryetarin e partise demokratike per ceshtje ordinere.
Prokuroria qe mbulon provat ne audiopergjimin e Agron Xhafes.

Sot prokuroria pas kallezimit te opozites ndaj Edi Rames qe gjoja kishte kryer ekspertizen e audipergjimit ja mbylli pacipesisht sot ceshtjen.
Gazetaret ne burg Edi Rames i mbyllet ceshtja.

Prokuroria i mbylli me pare ceshtjen edi rames me nje falje me facebook kur i beri i beri thirrje policise te hiqte uniformat e te bente vota per Rilindjen.
QYTETARE!!!

REFORMA NE DREJTESI ISHTE BURG PER JU DHE MBULIM I CDO ZULLUMI PER EDI RAMEN

TURP,TURP,TURP!!!

Share: