Home KRYESORE Provat e reja të Tahirit? PD: Eshtë thjesht skenar i Ramës

Provat e reja të Tahirit? PD: Eshtë thjesht skenar i Ramës

Partia Demokratike e konsideroi dorëzimi në provave te reja nga Saimir Tahiri pjesë të skenarit të kryeministrit për të mbyllur çështjen e ish ministrit të tij.

“Këtë që ka bërë sot Saimir Tahiri, e ka paralajmëruar Edi Rama më 16 tetor, kur njoftoi se cili do të jetë fati i dosjes “Tahiri”. Pra, e ashtuquajtura provë e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim. Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhet prokurorisë për të mbyllur çështjen”, u shpreh Paloka.

Më tej ai rëndit disa pika, që sipas tij, janë fakte për përfshirjen e Tahirit në botën e krimit.

“Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar. Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar. Është fakt që grupi kriminal Habilaj për 4 vjet nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri organizoi trafikun ndërkombëtar të drogës me makinën private të ministrit të brendshëm. Është fakt se pavarësisht denoncimeve të përditshme të Partisë Demokratike për 3 vjet me radhë për trafikun e drogës nga grupi i Habilajve me audin AA 003 GB, Edi Rama dhe Saimir Tahiri mohuan të vërtetën, sulmuan denoncuesit dhe morën në mbrojtje trafikantët e drogës”, u shpreh ai.

Share: