Kryeministri Berisha ka publikuar dje një mesazh të një emigranti. Mesazhi ishte shkruar nga një 22 vjeçar i cili jetonte në Amerikë. Ai tregon situatën e vështirë ekonomike në të cilën jeton, ndërsa shprehet se kryeministri Rama blen 23,000 dollarë këmisha te Hugo Boss, në New York.
Sot ka ardhur edhe reagimi i Ramës për këtë status të berishës në Facebook. Kryeministri ka zgjedhur të reagojë shkurtimisht në Twitter. Ai shkruan se kjo është shpifje, dhe do të shkojë në gjyq. Rama shtoi se rrobaqepësi i tij quhet Arjan, “qepja si në NjuYork çmimi si në Tiranë”./Opinion.al
Statusi i plotë:
S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik (+në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq.Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti.