Home KRYESORE Rama: Hajde në Shqipëri, të shohësh drejtorët që përballen me drejtësinë

Rama: Hajde në Shqipëri, të shohësh drejtorët që përballen me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama përpiqet ta kthejë në “trofe” arrestimin e Arben Cukos dhe Arben Ndokës edhe pse kanë qenë deputetë dhe funksionarë të PS, pa mbajtur asnjë përgjegjësi politike për ta. Ketë ka bërë sot kur i kthen përgjigje një qytetari në facebook dhe radhit arritjet e qeverisë. Ndër të tjera ai shprehet: “Ke frikë të vish në Shqipëri ? Jo jo eja e shiko sa ndryshon Shqipëria nga edicionet e lajmeve e kronikat e portaleve. Do shohësh drejtorë që përballen me drejtësinë, por sepse po luftohen fort sot”.

Ndiqeni të plotë përgjigjen e Ramën në facebook në rubrikën “Përgjigja ime”

Komenti i qytetarit në facebook:

“Flisni ju për punësime, o zot sa popull dele që jemi e prandaj bëni ju si ju do qefi shani, ofendoni, ironizoni këdo që nuk ndan të njëjtin mendim me tuajin. E keni kthyer atë vend në Geto, po po në Geto. Nuk guxon të dëgjosh një lajm sepse vetëm vrasje, zhvatje, korrupsion kudo. Shikon drejtorë, deputetët e ministra te zhytur e bërë palë me botën e krimit e bandat, këtë i premtove shqiptarëve në zgjedhje zotrote? Na vjen frikë të vijmë në vendin tonë, por kokën e kemi mbrapa sepse kemi prindërit, na përzurët nga shtëpia, nga vendi ynë. Turp t’ju vijë, sepse ju nuk jeni politikan, por biznesmen, ku çmimin e caktoni ju, e ne njerëzit artikulli që ju bëni pazare”.

Përgjigja e Ramës:

“Flas për punësime që çke me të, këto 26 mijë vetë kanë sigurime shoqërore. Deri dje jetonin me lëmoshën e ndihmës ekonomike. Fjalën “popull dele” e kam ndeshur në shumë komente, por kushdo që ka këtë mendje, këtij populli t’i marrë të keqen se është më i zgjuar se unë e se ty bashkë. Mos thuaj që unë shaj e ofendoj përveç se padashje, por kërkoj falje pastaj, se e di që sharja e ul njeriun.

Ndërsa ironi e sarkazëm do bëj, s’ka rrugë tjetër kur ndeshesh me fyerjen e paditurinë. Pse thua jetojmë në Ghetto, ku ke parë ndonjë ghetto ti këtu. Pse vijnë turistët atëherë këtu? Për t’u vrarë e prerë? Jo mër jo.

Ke frikë të vish në Shqipëri ? Jo jo eja e shiko sa ndryshon Shqipëria nga edicionet e lajmeve e kronikat e portaleve. Do shohësh drejtorë që përballen me drejtësinë, por sepse po luftohen fort sot.

Mua më shaj sa të duash, s’ka gjë se ul veten, por popullin shttt!”

Share: