Home KRYESORE Rama për shpërthimin në shtëpinë e Xhisielës: Kujt i intereson ky skenar?!

Rama për shpërthimin në shtëpinë e Xhisielës: Kujt i intereson ky skenar?!

Kryeministri Edi Rama ka folur për shpërthimin e mbrëmshëm me tritol në shtëpinë e Xhisiela Malokut, vajzës që u dhunua nga djali i deputetit të tij, Rrahman Rraja. Edhe pse hetimi i policisë e prokurorisë për këtë ngjarje është në hapat e para, Rama nuk ka nguruar “ti drejtojë” këto hetime. Ai thotë se kjo ngjarje nuk i ineteson mazhorancës por palës tjetër, duke e bërë ngjarjen kriminale krejtësisht politike.

Rama u shpreh: “Mbrëmë vonë, natën i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi vajzës, Xhisielës. Kush është i interesuar të thotë se vajza është nën trysni? Ne? Jo.

S’ka mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit që s’e kuptojnë se nuk kemi interes ne, por ata që i dinë shqiptarët për budallenj. Një histori dhune fizike mes dy të rinjve qenka dhunë seksuale e deputetit me armë në dorë. A e kuptoni se çfarë turpi është. Ky turp do tu mbetet gjithë atyre që kanë interes që të cykin këtë histori me lëndë plasëse”.
/Opinion.al

Video: Rama në mbledhjen e grupit të PS

Share: