Edi Rama i ka lëshuar një sfidë opozitës për një nga detajet e historisë së Xhisiela Malokut, atë sipas të cilës Taulant Balla ishte në komisariatin e Krujës, kur Emiljano Nuhu u kërcënua me pistoletë në kokë.
Rama tha se është gati të urdhërojë arrestimin e Taulant Ballës, nëse del e vërtetë se ai ka qenë në Komisariatin e Krujës, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu thotë se është kërcëuar me pistoletë në kokë.
Rama iu referua letrës së deputetëve të opozitës, për ta përjashtuar Taulant Ballën nga Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit dhe iu drejtua me tone ironike ish Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha duke dalë garant se Taulant Balla nuk rezulton të jetë në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së Komisariatit të Krujës.
“Materialet filmike të komisariatit të Krujës, në ditën e ngjarjes së denoncuar nga heroi i “Babale 2″ janë në prokurori, por si deputete thellësisht e shqetësuar nga mundësia e qëndrimit në një delegacion me një kriminel të armatisur dhe të maskuar si kryetar delegacioni, ti mund ti drejtohesh policisë me kërkesën për t’i parë ato materiale. Shko shikoji vetë nga fillimi në fund filmimet e videove të komisariatit. Nëse do gjesh aty Taulant Balën apo heroin që Taulanti e ka kërcënuar me pistoletë në kokë, unë do të votoj bashkë me ty, jo për të hequr Taulantin nga drejtimi i delegacionit në Bruksel, por për t’i hapur rrugë arrestimit të tij, pasi ta kemi kallëzuar të dy në prokurori. Të jap fjalën publikisht për këtë” u shpreh Rama./lapsi.al