400 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë si rezultat i shitjes së Telekom Albania. Kreu i Sindikatës së Postë Telekomit Shqiptar Renato Muçaj thotë se shteti duhet të krijoj një strategji për punësimit e këtyre personave para realizimit të marrëveshjes.
“Nga mbyllja e operatorit të kaluar u mbyllën 255 vende pune dhe nga mbyllja e këtij operatorit që rrezikon ose të shitet sepse nuk dihet fati i punonjësve, janë 400 punonjës që rrezikohen të mbeten pa punë. Dhe në opinionin tonë mund të bëjë një rrezik për sigurinë kombëtare. Por, ne jemi shumë të shqetësuar çfarë do të ndodhë me punononjësit”, tha Muçaj duke shtuar se nuk duhet pranuar shitja e njërës prej kompanive më të mëdha celulare në vend te “Telekom Serbia”.
Edhe pse ofertat nuk janë bërë ende zyrtare “Telekom Albania” pritet të kalojë te një prej kompanive që janë aktualisht në treg./Lapsi.al